Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, nuk sheh asnjë rrezik  nga partitë e reja. Sipas saj ato subjekte të reja që qëllim kanë përçarjen e opozitës së bashkuar nuk do të bëjnë dot gjë tjetër veçse rrudhjen e PS pasi nga aty do të marrin edhe votat.

Të njëjtin qëndrim ajo ruan edhe përkundër deklaratave të disa aleatëve të opozitës që kanë lënë një shteg të hapur për bashkëpunim me to nëse nuk  marrin çfarë duan te opozita.

Kryemadhi: Nuk e mendoj fare këtë gjë, çdo inciativë politike që sjell diçka të re, që angazhon njerëzit të rinj, që është e qartë në politikat e veta kundër këtij ozurpimi që i ka ndodhur shtetit dhe ekonomisë nuk krijon asnjë lloj efekti apo dëmtim të opozitës përkundrazi ja rrit kredibilitetin, forcën dhe angazhimin asaj shtrese që mund të mos ndihet e përfaqësuar.

Nëse forcat e  reja politike do të jenë pastaj thjesht mekanizma për të përçarë opozitën të jeni të bindur se qytetarët shqiptarë janë më të mençur se politika shqiptarë ndonjëherë, ky kontigjent do të zvogëlojë dhe përçajë PS, do t’ja marrë votat rilindjes së Edi Ramës. Do ta ketë të pamundur një efekt të tillë dhe përçarje të opozitës, përkundrazi do të ndajë shumë gjëra që janë të paqarta për disa.