Kryemadhi takon këshilltarin e Mitsotakis: Greqia të njohë pavarësinë e Kosovës

Kryemadhi takon këshilltarin e Mitsotakis: Greqia të njohë

Kryetarja e LSI-së priti në një takim Sekretarin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe BE të partisë Demokracia e Re, njëkohësisht Deputet i Parlamentit Grek dhe Këshilltar i Kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, Anastasios Chatzivasileiou.

Gjatë takimit, kryetarja e LSI vlerësoi marrëdhënien e fqinjësisë së mirë mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Duke vlerësuar mbështjetjen e Greqisë për rrugën euro-atlantike të Shqipërisë, Kryemadhi shprehu qëndrimin e LSI-së se marrëdhëniet tona duhet të intensifikohen duke u bazuar te transparenca dhe mirëbesimi, si themel për një marrëdhënie partneriteti që kontributon për paqe, siguri dhe prosperitet në rajon.

Gjatë takimit Kryemadhi nënvizoi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Greqia kontribuon për forcimin e paqes dhe proceseve integruese në BE të të gjithë rajonit.

Ajo gjithashtu theksoi se marrëveshja e detit me Greqinë duhet të realizuar me transparencë, në përputhje me ligjin ndërkombëtar për detin dhe legjislacionin kombëtar, si dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Monika Kryemadhi vlerësoi respektimin e minoritetit grek në Shqipëri, si një urë bashkëpunimi midis vendeve.

Vendi Lajme monika kryemadhi kyriakos mitsotakis Politikë takimi kosova Aktualitet

EMISIONET