Kryemadhi reagon për sondazhin e RTV Ora: Jam optimiste

Kryemadhi reagon për sondazhin e RTV Ora: Jam optimiste

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka komentuar sondazhin e parë kombëtar të e zhvilluar për zgjedhjet e 25 prillit nga RTV Ora & Noto.

Ajo ka qenë e pranishme në një takim me banorët e Vorës në Tiranë.

Kryemadhi ka thënë se për LSI sondazhi më i mirë është takimi me njerëzit dhe bisedimi me ta, ndërkohë që ka shtuar se është shumë optimiste.

Kryemadhi: Ne sot duhet tu bëjmë thirrje qytetarëve që të shkojnë në kutinë e votimit për të ndëshkuar me votë atë që e ka gënjyer, atë që i ka grabitur pronën, atë që e ka keqtrajtuar dhe të vlerësojë me votë që i është gjendur pranë në momente të vështira, atë që ka mbajtur premtimet në marrëdhënie me ta.

Sondazhi më i mirë është takimi me njerëzit, sondazhi më i mirë është biseda me ta dhe marrja e përgjegjësive të secilit nga ne përballë qytetarëve. Qytetarët shqiptarë janë më të mençur se politikanët shqiptarë, se po të ishin këta të fundit të mençur, Shqipëria sot do të ishte anëtare e BE, ndërsa qytetarët shqiptarë janë në vetvete pjesë e Evropës, janë evropianë, e duan Evropën, por për fatin e keq ato konjukturat politike kanë bërë që ne të marrim nganjëherë drejtimin e gabuar, siç ndodh sot që duan të manipulojnë opinionin publik.

Ndaj unë jam optimiste që takimet dhe bashkëbisedimet tona jo vetëm që e ulin LSI-në me këmbë në tokë për të parë realisht se çfarë ndodh, por i japin akoma dhe më shumë mundësi, e zgjerojnë hapësirën dhe diapazonin e saj jo vetëm me intelektualë dhe profesionistë, por edhe me njerëz që kanë kontribute në shoqëri, në komunitet, për të cilat partitë politike kanë vërtet nevojë.

Sondazhi Kombëtar i Rtv Ora & Notto: Tkurren PS e LSI, rritet PD. Ja çfarë ndodh në Tiranë e Durrës

Vendi Lajme Ora News monika kryemadhi Lajmi i fundit Aktualitet sondazhi RTV Ora Antonio Notto

EMISIONET