Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Monika Kryemadhi, tha se Partia Socialiste duhet ta lexojë letrën e ambsadores amerikane Yuri Kim, e cila u kërkoi krerëve të partive verring për çdo kandidat për deputet.

Monika Kryemadhi: ‘’Unë mendoj që letra e ambasadores Yuri Kim është shumë e domosdoshme për ta lexuar jo vetëm ne, por ne si LSI e kemi lexuar gjithmonë se kemi pasur asnjëherë problem, por për ta lexuar dhe media dhe sidomos Partia Socialiste dhe dua të iu theksoj se dhe në sondazhet e Partisë Socialiste, por dhe në të gjitha angazhimet e tjera, Lëvizja Socialiste për Integrim është Partia e të rinjve dhe të rejave.

Kryemadhi u shpreh se LSI nuk ka patur ndonjëherë asnjë lloj kandidati problematic, dhe se do të ketë proces krejt tjetër të përzgjedhjes së kandidatëve.

Monika Kryemadhi: ”Në listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk ka patur ndonjëherë asnjë lloj kandidati problematik, siç thuhet në atë që është e domosdoshme, por nëse ne do të shkojmë drejt listave të hapura do të jenë qytetarët ata që do ta vendosin deputetin, përsëri kryetarët e partive do të kenë në dorë kandidatët, por Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë një proces krejt tjetër të përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do ta mësoni më vonë.’’

Deklatatën, Kryemadhi e dha pas takimit në presidencë me presidentin Ilir Meta, për konsultimin e dates së zgjedhjeve.

Sipas saj, zgjedhjet duhet të ishin bërë dy vite më pare, por tashmë e rëndësishme është që të bëhen sa më shpejt, e të jenë të lira dhe të ndershme.