Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka pritur në një takim ambasadoren e Francës në Shqipëri, Elisabeth Barsacq.

Sipas asaj që shkruan Kryemadhi në Facebook, gjatë takimit ështël diskutuar në lidhje me prioritet e LSI, të cilat do të jenë të mëshiruara në programin e qeverisë së re të ndryshimit të pas 25 prillit.

Monika Kryemadhi: Mirëprita me kënaqësi këtë të enjte Ambasadoren franceze në Shqipëri, znj. Elisabeth Barsacq.Diskutuam në lidhje me prioritet e LSI, të cilat do të jenë të mëshiruara në programin e qeverisë së re të ndryshimit të pas 25 prillit.

Objektivat kryesore të LSI në qeverisje do të jenë nxitja e punësimit si prioritet i të gjithë politikave ekonomike, për të realizuar garantimin e ritmeve më të larta të rritjes ekonomike dhe punësimit në mënyrë të veçantë për rininë dhe gruan; arsimi cilësor dhe integrimi europian i vendit.

Ndamë së bashku vlerësime mbi potencialin e zhvillimit të Shqipërisë, ku një vëmendje me e madhe duhet të shkojë për rritjen e numrit dhe përgatitjen e burimeve njerëzore. Vendi ynë ka nevojë për një politikë të jashtme që ndihmon biznesin vendas për të rritur eksportet, si dhe për të krijuar klimën e duhur për thithjen e investimeve të huaja.

Teksa biseduam gjatë mbi ditët që ndajnë drejt 25 Prillit, i tregova me kënaqësi ambasadores Barsacq se në listat e LSI do të ketë përfshirje të të rinjve dhe grave me kapacitete të spikatura profesionale.