Kryemadhi nga Kavaja: Në 25 prill votoni nr. 6, LSI partia që u qëndron angazhimeve të saj deri në fund

Kryemadhi nga Kavaja: Në 25 prill votoni nr. 6, LSI partia që u

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar ditën e sotme një takim në qytetin e Kavajës me simpatizantë të kësaj partie.

Kryemadh tha se të flasësh për Rilindjen në ikje dhe për problemet e shumta që u ka shkaktuar familjeve shqiptare, do të duhen javë të tëra.

Sipas Kryemadhit, duke votuar nr. 6 në fletët e votimit, shqiptarët do të votojnë për veten e tyre dhe për ndryshimin e shumëpritur

Kryemadhi: Të flasësh sot për Rilindjen në ikje, me thënë të drejtën do duhen ditë të gjata. Të flasim sot për problemet që ata shkaktojnë në familjen shqiptare përsëri do duhen javë të tëra. Të flasim për grabitjen që u kanë bërë shqiptarëve dhe familjeve të Kavajës përsëri do duhen ditë, javë e muaj të tërë. Por ajo që është më e rëndësishmja sot është që ne nuk do të kthejmë më kokën pas. Por do të ecim përpara për hir të të rinjve dhe të rejave. Për hir të shqiptarëve. Sepse një nga gjërat më të rëndësishme sot për ne është familja. Është të qëndruarit në Shqipëri. Është të ndalojmë shpopullimin, ti japim forcë dhe kurajo njëri tjetrit  për të ecur përpara dhe për të sjellë djemtë dhe vajzat e shqiptarëve në Shqipëri. Për ti kthyer nga migrimi dhe për të pasur një jetë të vërtetë evropiane dhe dinjitoze në Shqipëri.

Unë do ju ftoja që në 25 prill të drejtoheshit të gjithë në kutitë e votimit duke votuar numrin 6. Duke votuar numrin 6 ju do të votoni për veten tuaj. Duke votuar numrin 6 do të votoni këtë ndryshim të cilin mezi e kemi pritur dhe ndryshimi nuk është thjesht fjala ndryshim. Ndryshimi është fundi i tranzicionit, është fundi i këtij tranzicioni të kalbur që po i merr shpirtin shqiptarëve çdo ditë dhe më shumë. Ashtu si demokracia filloi këtu në Kavajë, lë të fillojë era e ndryshimit në Kavajë, le të fillojë përmbysja në Kavajë. Le të fillojë fillimi i asaj gjëje për të cilën kanë aspiruar të rinjtë dhe të rejat. Integrimin evropian, për të qenë qytetarë të denjë të Evropës dhe jo për të qenë njerëz të shkelur me këmbë nga një njeri në ikje. Kjo është LSI, partia e vlerave, partia e fjalës së mbajtur, partia që u qëndron angazhimeve të saj deri në fund dhe për këtë unë ju ftoj të votoni LSI, votoni numrin 6, votoni për djemtë dhe vajzat tuaja.

EMISIONET