Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, në turin e takimeve me qytetarët, është ndalur sot në qytezën e Cërrikut.

Sipas saj, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, edhe Cërriku vuan fenomenin e largimit të të rinjve.

Kryemadhi u shpreh se një angazhimet tona kryesore jo vetëm që të rinjtë t’i kthejmë vendimmarrës në politikë por dhe politikbërës. Ndërsa shtoi se LSI është e vetmja parti politike që ka krijuar hapësira për të rinjtë.

Monika Kryemadhi: Altini ka qenë një figurë që i është përkushtuar qytetit. Sot ishim me Altinin në shumë takime, ishim në Klos, Shalës, Gostimë ku u takuam me banorët, me qytetarët. Sot jemi në mes të qytetit të Cërrikut, një nga problemet kryesore që kanë kudo si në Komuna si kudo është largimi i të rinjve. Nuk është vetëm në Cërrik, është në të gjithë Shqipërinë, kudo që kemi qenë, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Durrës, Korçë, Tiranë, të rinjtë po largohen. Një nga arsyet që të rinjtë po largohen është mungesa e mundësive për tu punësuar. Një nga arsyet e tjera është pagat për punët që bëjnë nuk janë ato që shpresojnë dhe duhet të marrin. Një nga problemet e tjera kryesore është edhe faktori që i nxit dhe keqqeverisja për të mos krijuar hapësira për të rinjtë.


Ne ndjejmë këtë dhe një angazhimet tona kryesore jo vetëm që të rinjtë t’i kthejmë vendimmarrës në politikë por dhe politikbërës. LSI është e vetmja parti politike që ka krijuar hapësira për të rinjtë, e vetmja parti politike që iu ka dhënë shanse të rinjve, duke filluar me Erisa Xhixhon që ka qenë kryetarja e parë e LRI, Endrit Braimllari, Klajda Gjosha, Floida sot që janë pjesë përbërëse e strukturës dhe vendimmarrjes së LSI por ne nuk duam të ngelemi këtu. Duam të krijojmë hapësira të reja për të rinjtë, hapësira pafund. Ju jeni studente dhe të thashë ca probleme keni, shumë me the. Dhe si ty janë të gjithë dhe nuk ka rëndësi vetëm diskutimi por dhe ti japim zgjidhje problemeve të të rinjve sepse e vetmja mënyrë që ju të qëndroni në Shqipëri është kjo. Në Cërrik sot mundësitë e punësimit janë zero me ca kam kuptuar. Në fakt kur po vinim po dëgjoja sesi komunikimi që ka qeveria me qytetarët e ka nëpërmjet konferencat nuk e ka bashkëbisedimit. E kanë komunikim virtual jo njerëzor dhe një nga problemet kryesore mungesa e komunikimit të tyre.