Kryemadhi në Kombinat me banorët e prekur nga tërmeti: Politika pakicë para popullit

Kryemadhi në Kombinat me banorët e prekur nga tërmeti: Politika

Në takim me banorët e zonës së Kombinatit në Tiranë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim tha se nuk mund të bëhet politikë me fatkeqësinë e qytetarëve, ndërsa banorët shprehën shqetësimin se po tentohet t’u tjetërsohet prona.

"Janë ata të poshtrit dhe të humburit, se ata janë pakicë. Shqiptarët janë shumicë. Politika është pakicë përpara populli dhe po e la populli politikën ti bëjë si ti dojë qejfi, normal. Kushdo politikan qoftë përballë jush", ka thënë Kryemadhi.


Kryemadhi kërkoi nga banorët që të refuzojnë zhvendosjen në zonën e Vaqarrit, duke u premtuar se çështjen e tyre do ta ndjekë në vazhdimësi.

"Të gjithë bashkë të angazhohemi në mënyrë të tillë që e para të krijojmë bllokadën institucionale përsa i përket kësaj. Pastaj pjesa e dytë është këtë fond që ky zotëri do t'ua vendosi familjeve të pupulitëve, sa është? Se ju mund ta bëni vetë një grup të banorëve dhe e ndërtoni vetë", vijon ajo.

Janë shumë familje që ende nuk kanë marrë asnjë sqarim se çfarë do të ndodhë me banesat e dëmtuara nga tërmeti. Ata kërkojnë që ndërtimet të bëhen në po atë zonë, dhe të mos zhvendosen.

Vendi Lajme monika kryemadhi termeti i 26 nentorit kombinat Aktualitet

EMISIONET