Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi iu përgjigj sulmeve të kryetarit të bashkisë Erion Veliaj i cili gjatë takimeve me qytetarët e quan LSI-në, “parti e vendosjes së gjobave” dhe përmend vilën në Gjirin e Lalzit

“Monika Kryemadhi  e ka deklaruar vilën e Lalzit, e dinë të gjithë shqiptarët. Madje vjen ndonjë nuse me dhëndër bëjnë fotografitë e dasmës tek vila në Lalz, problemi është që ky lali Eri I ka deklaruar pronat e veta. Se me fustanet e gruas së vet Dolce Gabbana ne del dhe thotë i ka bërë gjyshja e vet.

Nuk duhet të kemi frikë nga njerëz që thonë të vërtetën por ata që gënjejnë nga mëngjesi deri në darkë. Për aq kohë sa kam menduar të jem korrekte m njerëzit nuk më ka krijuar porbleme. Nuk di që të ketë njeri që të më thotë më ka gënjyer Monika, 98 % e shqiptarëve thonë që na ka gënjyer Lali Eri.