Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend për çështjen e detit.

Rama ironizoi Krymadhin duke thënë se nuk mund ta përfshinte në marrëveshjen e 2009-ës, pasi në atë kohë nuk kishte lopatat por varkën.

Por, Kryemadhi tha se Rama shpërnguli shqiptarët, ndërsa e këshillon atë që të ketë kujdes me detin pasi e merr batica.

”Vetmuari Desperados shpërnguli shqiptarët, tani bën lojëra fjalësh sikur nuk shpërngulka dot detin. Por kujdes me detin se të merr batica dhe s’ka salvagente (e di vetë ti) që të të shpëtojë. Sa për lopatat e Monikës mos u shqetëso. S’ke parë akoma motorët reaktiv”, shkruan Kryemadhi në Facebook.

Lexo edhe: Rama: Meta, Berisha e Basha lëshuan detin, tani e mbrojnë. Monika kishte varkën jo lopatat