Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka reaguar pas akuzave të kryeministrit  Edi Rama ndaj LSI se ka vënë në punë fabrikën e parave për sondazhe.

“Durim, Edi! Nesër ta shpjegoj “gjerë e gjatë” fabrikën e parave. Durim deri nesër…!”

Në konferencën me gazetarët, Rama tha se votat e blera nuk mund të përmbysin  rezultatin kombëtar dhe solli si shembull LSI-në, e cila tha vuri në eficencë të plotë fabrikën e parave por nuk ia doli.

“Shikoni sondazhet. Nuk ka shans të përmbyset rezultati i procesit elektoral kombëtar duke blerë. As fabrika e parave të LSI-së nuk arrin të përmbysë rezultatin kombëtar, që është një fabrikë që ka punuar me efiçencë të plotë në raste të caktuara. Nuk ka shans”.

LEXO EDHE

Rama thotë se nuk ka shans të përmbyset rezultati kombëtar me vota të blera