Kryemadhi habit për Kodin e ri Zgjedhor: Do shpresoja që Presidenti mos ta kthente, favorizon opozitën

Kryemadhi habit për Kodin e ri Zgjedhor: Do shpresoja që Presidenti

Ndërsa Presidenti, Ilir Meta, ka paralajmëruar se do të kthejë në Kuvend ndryshimet në kodin zgjedhor, kryetarja e LSI Monika Krymemadhi thotë se do të dëshironte shumë që kjo gjë të mos ndodhte.

Për Rtv Ora, Kryemadhi tha se kodi i ri zgjedhor e favorizon opozitën, ndryshe nga çfarë mendon Kryeministri.

Kryemadhi: Absolutisht jo. Mua më bëhet shujmë qejfi që Kryeministri në ikje e ka rikonfirmuar që do ti mbajë ndryshimet në kod. Në diskutimet që kam bërë me zotin Vasili dhe të tjerë kam thënë që ishalla nuk i kthen mbrapa Ilir Meta këto ndryshimet në kodin zgjedhor sepse opozitën e favorizojnë jashtëzakonisht shumë. Por mesa duket Presidenti do ti kthejë sepse do që tu japë kohë partnerëve ndërkombëtarë që ata të rikthehen në marrëveshjen e 5 qershorit. Ajo marrëveshje, si asnjë tjetër, është përshëndetur dhe vlerësuar edhe nga të gjitha institucionet ndërkombëtare më të larta duke filuar që nga sekretari Pompeo.

Nga ana tjetër, shefi i qeverisë Edi Rama i ka bërë thirrje Presidentit ta firmosë dhe ta kthejë sa më parë dekretin për kodin zgjedhor, duke shprehur vendosmërinë se do ta miratojë njësoj siç është votuar në seancën e 5 tetorit.

Intervista në studio me gazetaren Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

Vendi Lajme monika kryemadhi Politikë KODI I RI ZGJEDHOR

EMISIONET