Kryemadhi flet për gjobën: Maska në rrugë nuk është e detyrueshme, Komiteti Teknik po vret shqiptarët

Kryemadhi flet për gjobën: Maska në rrugë nuk

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se maskë në rrugë nuk e ke të detyrueshme ta mbash se nuk ka logjikë biologjike.

Kryemadhi: Maskë në rrugë nuk e ke të detyrueshme ta mbash se nuk ka logjikë biologjike. Edhe kinezët kur vinin në Evropë vinin me maskë. Shteti nuk duhet ta imponojë shtetin si një polici sanitare. Nëse duhet të imponosh mua mbajtjen e maskës, duhet argumentuar pse mbahet maska.

Në ambientet spitalore ose në institucione duhet të futesh me maskë. Në vendet e tjera bëhet flas tamponi dhe jo me para. Janë edhe dezinfektimet që bën shteti falas. Italia e detyron maskën, por e detyron te cepi i pallatit.

Unë nuk e besoj komitetin Teknik sepse nuk janë profesionalë. Janë ata që po vdesin shqiptarët në këtë pikë. Shqipëria ka për t'u rebeluar me 25 prill në kutitë e votimit.

https://youtu.be/mSxc7QZqU38

Vendi Lajme maska monika kryemadhi Politikë tempora vret komiteti teknik

EMISIONET