Duke folur për çështjen e inceneratorëve, e ftuar në emisionin ‘Opinion’, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh se kompania që ka marrë incerenatorin e Elbasanit ka marrë leje dhe për dy aktivitete të tjera.

Një nga aktivitetet u shpreh Kryemadhi është për aktivitet minerar dhe një për transportimin e lëndëve plasëse.

Këto leje tha ajo janë marrë në vitin 2015, dhe ishte parashikuar që kompania nuk duhet të zhvillonte asnjë aktivitet tjetër.

Atë duhet ta bëjë SPAK por që nuk janë përmendur në pikat tuaja, janë: Përsa i përket procedurës për përcaktimin e kritereve që kanë munguar në çmim që ka të bëjë për çmimin që nuk ka pasur negocim dhe këtë e keni thënë por në kontratë. Neni 82 thotë që shoqëria nuk mund të kryejë aktivitet tjetër pa miratimin me shkrim të shtetit. Pra në 2015 brenda katër muajve shteti i jep të drejta për kryer aktivitete të tjera të çuditshme. Njëri nga aktivitetet është minerar dhe tjetri është transport dhe përpunim të lëndëve plasëse. Pra incineratorit i është dhënë në 16.04.2015 aktiviteti për zhvillimin e veprimtarive minerare me punim sipërfaqësor dhe nëntokësore dhe më datë 20.08.2015 u shtua objekti i aktivitetit me transportin e punës me lëndët plasëse’, ka thënë Kryemadhi.