Kryemadhi: Çështja e naftëtarëve zgjidhet që nesër, ka mundësi që 25 prilli të jetë nesër

Kryemadhi: Çështja e naftëtarëve zgjidhet që

E ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se çështja e naftëtarëve, por dhe të gjitha çështjet e tjera, zgjidhen brenda një ditë nëse ka vullnet politik.

Ajo tha se nëse zgjedhjet e 25 prillit do të ishin nesër problemi i naftëtarëve, por dhe banorëve të prekur nga tërmeti do të zgjidheshin shumë shpejt.

Kryemadhi: Qoftë çështja e punëtorëve të Rafinerisë së Ballshit, qoftë çështja e banorëve të dëmtuar nga tërmeti që nuk po ju thonë çfarë po bëjmë. Ne të gjithë ecim deri në momentin deri sa kamera e Edi Ramës xhiron. Gjithë kjo situatë dramatike zgjidhet deri sa kamera bën rekord, në momentin që kamera fiket fatkeqësitë dhe hallet e tyre vazhdojnë. Këtu çdo gjë behët për imazhin e një kryeministri në ikje. Për mua si Monikë ka mundësi që problematika e tyre të zgjidhet që nesër. Ka mundësi që 25prilli të jetë që nesër. Në kohën e kryeministrit Ilir Meta, punëtorët e Ballshit pagat e tyre ishin shumë të larta, sot me Edi Ramën kryeministër nuk marrin rrogat nafta vidhet dhe shitet, kalon bruto nga Shqipëri në Itali. 

Rafineria e Ballshit do vetëm naftën e Fushë-Marinëz, ku inxhinierët thanë që jo vetëm prodhojnë cilësinë e naftës por dhe 22 nënprodukte të tjera, kjo do të thotë rikthim të shpresës. Ne si LSI shquhemi si parti e të rinjve dhe të rejave, shquhemi si parti pavarësisht gabimeve i kemi dhënë hapësira figurave të reja. Sot problematikat i zgjidhin vetë shqiptarët duke votuar për fëmijët e tyre, duke marrrë fatet e tyre mund të ndalojnë këtë fatkeqësi.

https://youtu.be/mSxc7QZqU38

Vendi Lajme monika kryemadhi Politikë tempora naftetaret zgjidhje 25 prilli

EMISIONET