Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj intimidon e dhunon gazetarët e RTV Ora dhe Ora News
Kryeqyteti i drejtuar nga Erion Veliaj është kthyer në sinonim të betonizimit.
Ndërtesa të larta, dhe kullat që kanë rrethuar çdo cep të qytetit madje dhe sahatin dhe monumentin e heroit kombëtar Skënderbeu janë ajo çfarë qytetarët shohin çdo ditë.
Por, kur i Qytetari i Parë i Tiranës, Erion Veliaj pyetet për betonizimin e çdo cepi të qytetit, përgjigjet duke sulmuar dhe intimiduar gazetaret.
Madje në një akt skandaloz për lirinë e medies, që duhet të alarmojë të gjithë, shoqëruesit e Erion Veliajt pengojnë me forcë punën e gazetarëve që kërkojnë një përgjigje nga ai.
Lexo edhe: Përgjigjja e Ylli Ndroqit ndaj sulmeve të Veliajt, i kujton kur vishej si “prostitutë”
Në këto pamje shihen qartë veprimet që ka zgjedhur Veliaj për të mbajtur larg medien dhe gazetarët, që nuk presin kronika të gatshme nga zyra e shtypit.
Madje po aq skandaloze, është edhe reagimi i Pastorit, Kandidatit për Deputet Tonin Gogu, kur mohon skenën e dhunës të ndodhur para syve të tij.
"E para njëherë është kryetari i bashkisë dhe nuk të tërhoqi zvarrë," thotë ai.
Megjithatë Gogu duket se është më transparent. Të paktën nuk ka të njëjtin mendim me Veliajn por është i hapur për gazetarët.
Por për çfarë trafikantësh flet Lali Eri?
Raportet tregojnë se vetëm në 3 vitet e fundit në Tiranë janë dhënë leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 3 milion e 155 m2, dhe 60% e firmave të ndërtimit nuk justifikojnë burimin e të ardhurave.
Një pyetje tjetër që Veliaj duhet të japë përgjigje është se kush është trafikanti në këtë mes
Madje edhe për gjobën e majme 110 milionë euro që do i paguajnë shqiptarët Beçhetti-t, atij i mungon përgjigja.
"Thuhet se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj nuk i ka fort qejf mediet që nuk pranojnë kasetat e gatshme, të montuara nga post-produksioni i bashkisë Tiranë. Për këtë arsye ne vendosëm t'i merrnim një opinion Veliajt lidhur me 110 milion eurot që qytetarët shqiptarë do duhet t'i paguajnë italianit Beçhetti për mbylljen e te televizionit Agon Channel."
Reagimi i Veliajt ndaj gazetareve nuk është vetëm pas takimeve edhe kur e pyet para institucionit të bashkisë sjellja është e njëjtë.