Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli, e "lëshon" dorën, hap tender 7.5 mld lekë të vjetra për zëvendësim tubash

Shoqëria e Ujësjellës Kanalizime Kamëz, në varësi të bashkisë Kamëz të drejtuar nga Rakip Suli i PS-së ka hapur një tender të majmë prej 7.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH për zëvendësim tubash.

Tenderi është kapur me 4 shkurt të këtij viti dhe afati i fundit për dorëzimin e dokumentave nga të interesuarit është 8 marsi.

Tederi që mban numrin e referncës REF-85783-02-03-2021, ka për objekt “Ndërtim linjë e re në tubacionin d=700mm të Bovillës së vjetër, L=6.0 km (Zëvëndesimi i tubacionit ekzistues-hekuri nga liqeni i Zall-Herr deri tek "Kafja e Remës")”.

Vihet re se gjatësia e tubacionit është 6 kilometra dhe me një llogari të thjeshtë, i bie që për të zëvendësuar 1 kilometër tub, Rakip Suli planifikon të harxhojë 1 milion euro, pra në total 6 milionë euro.

Një shifër tepër e lartë kjo duke patur parasysh objektin e tenderit.

Mbetet të shihet se cila do të jetë  kompania “fatlume” që do të shpallet fituese në tenderin që do të mbahet me 8 mars.

Vendi Ekonomi Lajme tender Investime Sociale rakip suli

EMISIONET