Pluhur e zhurmë, është kjo panorama që të ofron qyteti i Durrësit.

Punimet që duket se nuk përfundojnë kurrë kanë krijuar situatë kaotike në qytetin bregdetar.

Në disa zona janë ngushtuar rrugët që kanë revoltuar shoferët që thonë se mbetën në trafik.

“Ka gjysmë ore, një orë nga andej të bëjmë as 5 kilometra,” thotë një shofer.

Diku tjetër janë zhdukur trotuaret, ndaj qytetarët detyrohen të ecin krah për krahë me makinat.

Për banorët, një pjesë e investimeve janë të dështuara.

“Më keq e ka bërë, skandal. Kjo rrugë nuk i shërben as Durrësit dhe asnjë lloj gjëje këtu. Ku di unë, është bërë kot, është pa kuptim fare,” thotë një qytetar.

“Shumë dobët,” thotë një qytetar tjetër.

Në Bashkinë e drejtuar nga Emirjana Sako, sezoni i verës çon mijëra turistë, dhe duket se edhe këtë vit qyteti do të jetë aspak mikpritës.