Policia e kryeqytetit ka vënë në pranga personin e 6-të të shpallur në kërkim policor në lidhje me ngjarjen e rëndë të përdhunimit dhe të keqtrajtimit të një 17-vjeçare. Alket Brata është kapur në Tiranës teksa lëvizte pa patentë.
Një javë pas ngjarjes së rëndë të abuzimit të një 17 vjeçareje në Fushë -Krujë policia ka vënë në pranga autorin kryesor të dyshuar 23 vjeçarin Alket Brata.
Policia e kryeqytetit bën me dije se arrestimi është berë nga ”, Forcat e Posaçme “Shigjeta”, në bashkëpunim me Komisariatin e Qarkullimit Rrugor, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Krujës.
A 23 vjeçari është arrestuar në Tiranë në rrugën “Petrit Radovicka”, gjatë kohës që drejtonte mjetin pa leje drejtimi.
23-vjeçari ishte person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Krujës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Nxitja për përdorimin e drogës” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.
Gjithashtu, 23 vjeçari Alket Brata është person i shpallur në kërkim edhe si autor i dyshuar i vendosjes së një sasie lënde eksplozive në banesën e 17-vjeçares, të cilën të gjithë ta arrestuarit e operacionit “Nikla” e shfrytëzonin për prostitucion.
Vajza ka treguar në polici gjithë dhunën e ushtruar ndaj saj për jave me radhë.
Pas dëshmisë policia vuri në pranga të gjithë autorët mbi të cilët rendojnë akuza të rënda.