Krujë: Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 54-vjeçari

Krujë: Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet

Një 54-vjeçar u arrestua në kushtet e flagrancës në Krujë.

Shtetasi E.S, ngacmoi seksuaisht vajzën e tij të mitur dhe ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes.

''Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, arrestuan në flagrancë shtetasin: E. S., 54 vjeç, banues në Krujë, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij të mitur'', informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Krujë dhe Durrës, për veprime të mëtejshme.

(Foto ilustruese)

Vendi Lajme babai kruje Aktualitet ngacmim seksual vajza e mitur

EMISIONET