Kroacia mbyll kafenetë dhe restorantet për shkak të pandemisë

Kroacia mbyll kafenetë dhe restorantet për shkak të

Nga e shtuna, Kroacia do të mbyllë kafenetë, restorantet si dhe do të ndalojë dasmat deri deri për Krishtlindje.

Vendimi u mor  pasi numri i rasteve të reja theu një  tjetër rekord sot për ditën e dytë radhazi.

Autoritetet thanë se 4,009 raste të reja dhe 51 vdekje u regjistruan në 24 orët e fundit. 

Numri i rasteve aktive në Kroaci, një vend me 4 milion banorë, është 21,725.

Masat e reja, të cilat përfshijnë ndalimin e grumbullimeve në natyrë më shumë se 25 persona dhe ceremonive private më shumë 10 , do të hyjnë në fuqi të dhtunën dhe do të zgjasin deri më 21 Dhjetor, tha kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç.

Në transportin publik shfrytëzimi nuk duhet të kalojë 40%. Furrat do të mbyllen në orën 22:00, ndërsa restorantet nuk do të jenë në gjendje të pranojnë klientë, por vetëm të shpërndajnë ushqim.

"Qëllimi ynë është i katërfishtë: të zbatojmë masat, të shtojmë testet, të mbajmë sistemin shëndetësor dhe të përgatitemi për vaksinimin ," tha Plenkoviç. 

Qeveria e tij, megjithatë, nuk po mendon të vendosë një bllokim.

Në Serbinë fqinje u raportuan  51 vdekje dhe 7606 raste të reja brenda 24 orëve. 

Autoritetet shpallën një gjendje të jashtëzakonshme në Novi Sad, qyteti i dytë më i madh i vendit.

Rajoni Lajme koronavirusi ne kroaci

EMISIONET