Në vitet e fundit stinës verës shënonte rritje edhe për punën e stomatologëve.

Me ndalimin e kalimit të kufirit edhe ky sektor është prekur nga kriza.

Dentistët bëjnë me dije se xhirot kanë rënë me 60%.

“Me krahasimin e viteve të shkuar kemi vënë re një rënie.”

Ulja e numrit të pacientëve ka ndodhur edhe te pacientët vendas të frikësuar nga situata e pandemisë.

Vetë qytetarët deklarojnë se shkojnë te stomatologu vetëm kur kanë probleme, por ka edhe nga ata që shkojnë rregullisht.