I ftuar në “Ekopolitikë” në RTV Ora, përfaqësuesi i i Dhomës së Bashkuar të Prodhuesve, Arben Shkodra, teksa komentoi krizën ekonomike në vend, e quajti qeverinë një partner luksi vetëm në marrje, jo në dhënie.

Sipas tij, qeveria nuk po fokusohet te prodhimi vendas, por të hapë kazino e të bëjë amnisti sporadike.

Arben Shkodra: Ne jemi një shtet që varemi edhe nga konsumi në botë. Eko shqiptare kur nuk ka burime mundohet ti gjejë jashtë. Ne e pamë se sa e rëndësishme ishte kur u bllokua transporti ndërkombëtar, kuptuam se do vuanim për lëndë të parë. Ti mund të japësh para sa të duash, por në fakt duhet të bësh diplomaci ekonomike.

Unë jam kontribues i 85% të GDP dhe nuk mund të trajtosh si qytetar të thjeshtë. Kemi një partner luksi vetëm në marrje, jo në dhënie.

Qeveria sheh ku të hapi kazino, ku mund të bëjë amnisti. Kazinoja mund të mbushë arkën, por jo kuantitative. Prodhimi i brendshëm mbush arkën e shtetit në mënyrë kuantitative”.