Kreu i opzitës, Alexei Navalny pas shumë përpjekjesh ka mbërritur në Gjermani për një trajtim më të specializuar dhe më të sigurtë.
Aktualisht ai ndodhet në gjendje kome. Mbështetësit e tij dyshojnë se Navalny piu çaj të helmuar se dhe autoritetet ruse po përpiqen ta fshehin.
Mjekët e qytetit siberian Omsk, insistuan se Navalny ishte shumë i sëmurë dhe nuk mund ta lejonin shpërnguljen e tij drejt Gjermanisë. Pas presionit ndërkombëtar, ata ndërruan mendje dhe ranë dakort ta lejonin transportin e Navalny me një avion i cili do të kishte të gjitha mjetet e ndihmës së shpejtë brenda.
Ai u shoqërua nga bashkëshortja e tij, Yulia.
Kritiku i Putinit po kurohet në spitalin Charite në kryeqytetin gjerman.
Sipas një seklarate të dhënë për gazetën gjermane Bild , themeluesi i Fondacionit Kinema për Paqen, aktivist dhe regjisor Jaka Bizilj tha se gjendja e Z. Navalny gjatë gjithë udhëtimit ishte e qëndrueshme.

