Kritikoi Trump, demokratja Nancy Pelosi pa maskë brenda sallonit të flokëve, ja si i justifikua

Demokratja më e fuqishme e SHBA-së, Nancy Pelosi, ka vizituar një sallon flokësh në San Francisko, duke thyer rregullat të cilat lejojnë shërbimin vetëm jashtë, në mënyrë që të frenojnë përhapjen  e koronavirusit.

Zonja Pelosi u pa gjithashtu me një maskë fytyre që më shumë ishte rreth qafës sesa mbi gojën e saj. Ajo ka kritikuar Presidentin Donald Trump për mosmbajtjen e maskës.

Një zëdhënës tha se ajo nuk e kuptoi se po shkelte rregullat e qytetit të saj.

Z. Trump tha se ajo po "shkatërrohej" pasi dha leksione për të gjithë të tjerët.

Mijëra biznese të Kalifornisë janë mbyllur përgjithmonë për shkak të pandemisë.

Pamjet e marra nga Fox News treguan të hënën kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve brenda ambienteve të sallonit.

Një stilist flokësh, i cili kishte maskë, u pa duke e ndjekur atë.

Zonja Pelosi - e cila gjithmonë mban maska ​​në publik - shpesh paralajmëron Republikanët që "të dëgjojnë shkencën" në pandemi.

Duke mbrojtur vizitën e saj, zëdhënësi Drew Hammill tha në një deklaratë: "Ky biznes i tha asaj se ishin lejuar nga autoritetet vendore të kishin një klient në të njëjtën kohë në biznes".

"Kryetarja u pajtua me rregullat siç ju paraqitën nga salloni."

Zonja Pelosi vetë ka cituar më parë udhëzimet e Qendrave të SH.B.A.-së për Kontrollin e Sëmundjeve që rekomandojnë që Amerikanët të mbajnë maska ​​fytyre në publik, veçanërisht kur masat e distancimit fizik janë të vështira për tu respektuar.

Pas kësaj, kryetarja e Dhomës u paraqit në MSNBC me Urën e Golden Gate në sfond.

Ajo i tha rrjetit se Trump kishte "goditur shkencën në fytyrë" javën e kaluar duke lejuar një audiencë të ftuarish, kryesisht pa maska ​​në kopshtin Shtëpisë së Bardhë që të shikonin fjalimin e tij në Konventën Republikane.

EMISIONET