Kritikat e Halim Kosovës ndaj PD-së, Shano: Nuk e gjykoj, por nuk e miratoj

Kritikat e Halim Kosovës ndaj PD-së, Shano: Nuk e gjykoj, por nuk e

Ekonomisti Dritan Shano për PolitikOn ka reaguar ndaj kritikave të doktor Halim Kosovës për përgatitjet zgjedhore të PD-së.

Teksa dha disa këshilla për personat që duan të futen në rrugën e politikës, Shano tha se nuk e gjykon Kosovën për qëndrimet e tij, por ama as nuk e miraton.

Shano: Këshilla ime e parë është të pijnë uthull. E dyta është që nëse mendojnë se ideja mbi të cilën është ndërtuar PD, është e vlefshme të vazhdojnë ti shërbejnë asaj ideje. Nëse mendojnë se njerëzit me të cilët ata kanë pasur marrëdhënie gjatë gjithë këtyre viteve, në terren, vlejnë respektin e tyre, të vazhdojnë ta japin këtë respekt. Unë mendoj se nëse ndokush ushqen ambicie më të mëdha se sa kjo, gjykon që nuk ka pse rri në një vend ku nuk e përfillin, ku nuk e vlerësojnë këto gjëra marrin një vlerë të caktuar morale, kur bëhen pasi ka  mbaruar fushata elektorale dhe zgjedhja.

Në moralin tim e kam parë me shumë siklet dhe nuk kam dashur të komentoj të gjitha ato lëvizje politike të krijuara 15 ditë përpara zgjedhjeve, në kuptimin metaforik. Mbaron 25 prilli, ne kemi në konfront me një personazh që ka marrë Shqipërinë peng, e ka zhytur këtë vend në borxhe dhe në deficit dhe të gjitha këto gjëra, këto ego mendoj që duhet ti nënshtrohen këtij konteksti ku jemi dhe ku flasim. Kjo është edhe besnikëria ndaj idesë dhe elektoratit.

-Pra nuk i jep të drejtë Halim Kosovës?

Po flet me një njeri që e di që individët janë të shenjtë, pra çdokush ka të drejtë të flasë atë që i thotë mendja e tij, hesapi i tij, ideja, vizioni i tij. Nuk e gjykoj dhe nuk e paragjykoj, por nuk e miratoj.

Vendi Lajme PD Aktualitet PolitikOn halim kosova artan shano

EMISIONET