I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, pedagogu Erion Kristo u shpreh se Shqipëria në të gjitha raportet serioze, parametrat janë me shkallë më poshtë.

Ndërkohë, kreu i grupit parlament të PS-së, Taulant Balla u shpreh se një raport e klasifikon vendin tonë për sa i përket demokracisë në të njëjtin grup me SHBA-të dhe BE-në.

Kristo: Pse i bëjnë gjithë kohës llogaritë me Berishës, ai ka ikur. Tani keni 8 vite në pushtet, t’i bëni llogaritë me veten. Po ta shohësh Shqipërinë në të gjitha raportet serioze, të gjitha parametrat janë me shkallë më poshtë.

Balla: Ne sapo morëm një raport që i klasifikon vendin tonë për sa i përket demokracisë në të njëjtin grup me SHBA-të dhe BE-në. Deri para një viti kemi qenë në një grup tjetër, por kemi progresuar në të njëjtën klasë në të njëjtin grup vendesh ku duam të aderojmë. Një pjesë e juaja jetoni në inkubator.