Kripë pas shkrirjes së borës, bashkia e Tiranës blen 82 tonë kripë industriale

Kripë pas shkrirjes së borës, bashkia e Tiranës blen 82

Edhe pse nga dëbora e 14 shkurtit në tiranë nuk ka mbetur më gjurmë bashkia e Tiranës ka vendosur të blejë 82 tonë kripë. Procedura është mbyllur në datën 16, ku vlera shkon në 590 mijë lekë.

Në datën 14 shkurt Tirana ashtu si dhe e gjithë Shqipëria u përfshi nga reshje të shumta dëbore

Por ajo çka duket e çuditshme është se bashkia e Tiranës ka vendosur të blejë 82 tonë kripë atëherë kur nga bardhësia mbeti vetëm I ftohti

Procedura ka nisur në datën 15 shkurt, për tu mbyllur më datën 16, ku fituesi do të marrë 590,820 lekë

Oferta është hapur nga drejtoria e rrugëve dhe ndriçimit e cila kërkon Kripë të larë industriale, e cila shërben për t’u hedhur në rrugë në rastet e emergjencave  dimërore.

Po ashtu saktësohet se duhet të jetë e paketuar në thasë 1 ton.

Megjithatë duhet thënë se në lajmet e gatshme bashkia ka deklaruar se ka hedhur skorie për hapjen e rrugëve në ditën e reshjeve të dëborës.

Vendi Lajme bashkia tirane Aktualitet kripe bore kripe industriale

EMISIONET