Krim i rëndë në Gjermani/ 48 vjeçari shqiptar vret kunatën, plagoset rëndë edhe i vëllai

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lohne të Bielefeldit, ku një 48 vjeçar nga Ferizaj ka vrarë kunatën dhe ka plagosur rëndë të vëllanë.

Sipas mediave gjermane, autori kishte shkuar te banesa e ish-bashkëshortes së tij, ku kishte takuar vëllain dhe gruan e tij që ishin gjendur aty në atë moment. Mësohet se vëllai i autorit nuk e kishte lejuar të hyjë brenda në banesë.

48 vjeçari ka reaguar keq ndaj këtij veprimi, duke vrarë kunatën dhe duke lënë të plagosur rëndë vëllanë e tij.

E gjithë skena e krimit u zbulua nga fqinji i familjes, i cili kishte njoftuar policinë. Të pranishëm në të gjithë ngjarjen kishin qenë edhe fëmijët e viktimës.

Sakaq është bërë i mundur arrestimi i autorit dhe po hetohet ende në lidhje me ngjarjen.

Bota Lajme gjermani krim i rende Lohne të Bielefeldit

EMISIONET