108 të vdekur dhe  2,311 raste reja me Covid është bilanci i 24 orëve të fundit në Greqi. Kritike edhe situata në spitale, me 522 pacientë në intubim.

Vijon të mbetet e rëndë situata nga pandemia në Greqi.Në 24 orët e fundit u regjistrua një rritje e madhe e numrit të vdekjeve nga Covid 19.

Për herë të parë numri i vdekjeve tejkaloi 100 duke arritur në 108 nga 72 që ishte rekordi negativ i mëparshëm, ndërsa presionin i madh vijon mbi repartet e kujdesit intensiv pasi ka një rritje të numrit të intubuarve. 

522 bashkëqytetarë tanë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 65 vjeç. 

Më konkretisht,  Greqia regjistroi 2311 raste të reja të koronavirusit, 18 prej të cilëve u zbuluan gjatë kontrolleve  në pikat kufitare.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 90121, nga të cilat 53.4% ​​janë burra.

Selaniku vazhdon të “vlojë” me 606 raste,  382 raste në Rajonin e Atikës. Në  zonën e”kuqe” përsëri Larisa dhe Pella.  Numri i vdekjeve në vend prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 1527.