Kreu i SHISH dhe SPAK, vota të sigurta të PS? Duma: S'ka rëndësi çfarë janë ata, mjafton që Rilindja i konsideron të tyret

Kreu i SHISH dhe SPAK, vota të sigurta të PS? Duma: S'ka

Databases së  Partisë Socialiste me qytetarët e Tiranës nuk i kanë shpëtuar as dy drejtuesit e institucioneve më të rëndësishme në vend.

Sipas të dhënave që u publikuan nga Lapsi.al, kreu i SPAK Arben Kraja dhe ai i SHISH Helidon Bendo, konsideroheshin si votues të sigurtë të PS-së, duke kompromentuar kështu dhe reformën në drejtësi.

Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Grida Duma, pa dashur të merret me individët thotë për Rtv Ora se përsa kohë vetë Rilindja e Ramës i konsideron të tyret kjo e politizon reformën në drejtësi.

Sipas saj, Bendos dhe Krajës u takon të distancohen nga kjo. Duma thotë se SPAK duhet të hetojë me shpejtësi të gjitha institucionet që janë përfshirë në dhënien e këtyre të dhënave.

Duma: Nuk dua të flas jashtë korrektësisë institucionale. Ata vetë duhet të tregojnë në këtë rast, sidomos kur janë nominuar, duhet të tregojnë me veprimnet e tyre, asnjanësinë dhe distancimin e plotë nga të gjitha kahet e politikës. A ka qenë PD në krye të çdo gjëje, e sakrifikuar edhe që të keqkuptohej nga ndërkombëtarët, kur flisnim për politizimin e reformës në drejtësi. Padiskutim që këtë sakrificë ne kemi vite që e bëjmë edhe me koston që mos të kuptohemi në publik, se ky i propagandës dhe fasadës do reformën në drejtësi. Ja pra doli në dokumentat e tyre që vetë këta i klasifikojnë njerëzit e drejtësisë si njerëzit e tyre. Ky është themeli, jo si janë ata në të vërtetë.

Qasja e këtyre, qeverisë së Rilindjes që e futi në gropë dhe rilindi vetëm të zezën në këtë vend. Nuk është një garë mes PD dhe PS, është një garë mes të mirës dhe te keqes. Jo se ne jemi të kulluarit, por padyshim që kemi qëllimin pozitiv dhe të mirë për të ribërë vendin. Nuk ka rëndësi çfarë janë këta njerëz por është provë që Rilindja i konsideron të vetët dhe kjo është skandal i reformës dhe cënimit të saj, integritetit të personave që e përfaqësojnë dhe mosdistancimit.

Reforma në drejtësi duhet të shkojë drejt depolitizimit dhe është një thirrje që u bëhet dhe këtyre dy individëve që të distancohen dhe të tregojnë me veprimet e tyre tani, që me anë të hetimit të listës të gjitha institucioneve që janë përfshirë në dhënien e këtyre të dhënave. Ky është një urdhër politik i dhënë nga Rama dhe një përulësi prej servilësh të gjithë drejtorucëve që i kanë dhënë të dhënat pa një limit. Janë përulur dhe përkulur. Ajo që më shqetëson është se pohojnë se kanë kartat e identitetit të popullatës, skandal i skandaleve.

E pyetur se sa besim ka PD, duke marrë në konsideratë dosjet e shumta që ka depozituar, se SPAK do ti shkojë deri në fund këtij hetimi, ajo thotë se para se të paragjykojmë duhet ti japim besimin dhe mbështetjen që kjo gjë të ndodhë.

Duma: Ne jemi duke shtyrë që ata të veprojnë sa më shpejt. Kanë apo nuk kanë njerëz dhe kapacitete në struktura për të kryer veprime të shpejta kjo kërkon diskutim të madh. Por ne para se ta gjykojmë sistemin e drejtësisë po i japim shansin të ndodhë. Denoncimet janë të një sasie shumë të madhe se po përdoret administrata në çdo nivel, gjyqësor, prokuroria, hetimet për të zgjidhur çështje politike.

Në një sistem normal nuk do të ishin përfshirë në kaq shumë elementë. Niveli i dosjeve që i ka shkuar SPAK, Gjykatave të Posaçme është i një sasie shumë të madhe por padyshim që sistemin duhet ta mbështesim që të funksionojë. Në çdo moment që PD ka mundësinë dhe do të ketë mundësinë pas 25 më shumë do ta shtyjë drejtësinë përmes një mbështetyje dhe një lloj çlirimi të saj pa detyrime ndaj saj që të kryejë detyrën e vet.

Intervistoi Beti Njuma, përgatiti për online Besjana Kuçana

EMISIONET