Rusia së fundmi ka ngritur pretendimet e saj mbi Venusin , duke thënë se është një “planet rus”.

Ata kanë njoftuar se do të eksplorojnë në mënyrë të pavarur Venusin.  Kreu i Agjencisë hapësinore ruse Roscosmos, Dmitry Rogozin tregoi se do të fillonin një projekt kombëtar pasi “ne besojmë se Venusi është një planet rus”.

Ne mendojmë se Venusi është një planet rus, kështu që nuk duhet të mbetemi prapa. Projektet e misioneve të Venusit janë përfshirë në programin e bashkuar të qeverisë të eksplorimit hapësinor të Rusisë për 2021-2030″– tha ai.

Këto deklarata erdhën vetëm një ditë  shkencëtarët zbuluan se një gaz në Tokë i quajtur fosfinë ishte zbuluar gjithashtu në atmosferën e Venusit.

Venusi është i ngjashëm në madhësi me Tokën dhe është fqinji ynë më i afërt planetar.