Rusia tha të martën se sanksionet perëndimore janë joefektive dhe u zotuan të përgjigjen pas raporteve që Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara po përgatisin ndëshkime të reja kundër Moskës.

“Ata që vazhdojnë të varen nga këto masa ndoshta duhet t’i kushtojnë një mendim: a po arrijnë ata ndonjë qëllim duke vazhduar një politikë të tillë?” – tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha.

“Përgjigja do të jetë e qartë: një politikë e tillë nuk i arrin qëllimet e saj,” -shtoi ai.

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov ndërkohë tha se Moska “do t’i përgjigjet patjetër” masave nga Perëndimi.

“Askush nuk i ka anuluar rregullat e diplomacisë dhe një nga këto rregulla është parimi i reciprocitetit,” -tha ai në një konferencë shtypi me homologun e tij nga Uzbekistani.

Shtetet anëtare të BE këtë javë miratuan sanksionet që do të godasin katër zyrtarë të lartë rusë të drejtësisë dhe zbatimit të ligjit të përfshirë në arrestimin e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny.

Navalny u burgos në mes të janarit pasi u kthye në Moskë nga Gjermania, ku ai kishte kaluar muaj duke u rikuperuar nga një helmim me një agjent nervor të ndaluar, të cilin ai ia fajëson Presidentit rus Vladimir Putin. Kremlini mohon se ishte pas sulmit.

CNN njoftoi se administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden gjithashtu po përgatitet të vendosë sanksione ndaj Rusisë për helmimin dhe burgosjen e Navalny.