Presidenti rus Vladimir Putin ende nuk e ka uruar Joe Biden pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Qeveria ruse nuk do ta bëjë këtë derisa të shpallen “rezultatet zyrtare”“, tha të hënën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, duke e mbajtur Presidentin rus në një listë të vogël të liderëve botërorë të cilët ende nuk do ta pranojnë publikisht Biden si presidentin e ardhshëm.

Ndërkohë, Putini e përgëzoi Presidentin në detyrë Donald Trump për fitoren e tij në zgjedhjet 2016 pa pritur rezultatet zyrtare.

Në lidhje me këtë pikë, Peskov tha se ekziston një ndryshim i dukshëm.

“Presidenti aktual i SHBA, siç e dini, njoftoi se do të ketë një proces ligjor në lidhje me zgjedhjet në të ardhmen. Kështu që tani situata është ndryshe.”

Rusia do të respektojë zgjedhjen e popullit amerikan për Presidentin e ri, shtoi ai.