I ftuar në Tempora nga Sonila Meço, politologu Afrim Krasniqi tha se në një sondazh të bërë nga ISP, 82% e qytetarëve kërkojnë lista të hapura apo mazhoritar, pra ndryshim sistemi.

Krasniqi: Në një sondazh që ne kemi bërë para ca ditësh mbi perceptimin publik 82 % e qytetarëve kërkon lista të hapura apo mazhoritar, pra, ndryshim sistemi, me konceptin që ka prekur fundin përfaqësimi politik.

Shumica e tyre nga pyetjet nuk e kuptojnë sistemin e ri, por duan ndryshim. Ky është një mesazh që duhet të shkojë te politikanët. Kemi bërë pyetjet për koalicionet dhe kemi parë që më shumë është një hendek minimal ideologjik sepse diferenca mes palëve është shumë e vogël dhe nuk e kuptojnë njerëzit e cila është hilja elektorale.