I ftuar në RTV Ora, analisti Nezir Kraki u shpreh se ata që rikthejnë çështjen e asociacionit të komunave serbe po shkelin kushtetutën.

Kraki tha se dialogu me Serbinë po zhvillohet si një dialog pa vizion dhe nuk dihet se ku po shkohet nga pala kosovare.

Nezir Kraki: Ata që rikthejnë çështjen e asociacionit të komunave serbe po shkelin kushtetutën. Kosova ka pranuar shumë gjëra dhe kjo gjë tani nuk mund të shihet si një mburojë për serbët lokalë që të ndihen si më shumë komodë. Ata ndihen shumë komodë, madje qysh nga viti 2004 as një shuplakë nuk u është dhënë serbëve nga Kosova.

Dialogu me Serbinë po u ngjajnë ato daljet me shoqërinë që nuk e dimë pse kemi dalë dhe ku po shkojmë. Ky është një dialog pa vizion. U shkua në Uashington dhe aty u panë pikat e dialogut. Kosova nuk e di pse po shkon në bisedime dhe pse po dialogun. Serbia ka qëllim që ta ndalë Kosovën dhe të marrë diçka. Ndërsa Kosova kërkon që të humbë diçka. Serbia nuk refuzon asnjë tryezë, pasi merr diçka, ndërsa Kosova vetëm ka lëshuar.

Kraki theksoi se asnjë funksionar i BE-së nuk meriton të vijë në Kosovë për asnjë temë që nuk çon askund.

Nezir Kraki: Nuk ka nevojë për një njohje të Serbisë, pse duhet të ketë njohje nga Serbia. Me këtë qeveri nuk mund të ketë reciprocitet. Mendoj se taksa e Haradinajt ka qenë një ide e mirë se i ka ndalur zhbërjen njohjes. Por mendoj se nuk ka pasur jnë strategji të mirë që të dalë një Kosova fituese. Edhe reciprociteti i Kurtit nuk u bë në një moment të duhur, mes një tensioni politik të brendshëm dhe të jashtëm, duke mos pasur shumë efekt. Nuk meriton asnjë funksionar i BE-së të vijë në Kosovë për asnjë temë që nuk çon askund. Edhe Lajçak që vjen me agjendë të kryer, as telefoni nuk i duhet hapur.