Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë në fillim të muajit qershor.

Ata u bekuan me vogëlushin Krid, i cili  për momentin është një ndër bebat më të komentuar në showbi-zin shqiptar.

Të gjithë prindërit mundohen të krijojnë kujtime sa më të bukura me fëmijët e tyre. Së fundmi edhe Elgiti ka bërë diçka që Krid kur të rritet dhe të kuptojë do jetë mjaft krenar dhe i lumtur që babai i tij ka bërë këtë detaj kaq të bukur.

Producenti i njohur ka vendosur të gdhendë në krahun e tij një ndër momentet më të bukura që ka kaluar me Kridin.

Ata shihen në det duke shijuar perëndimin e diellit, teksa Elgiti mban të voglin në krahë.