KQZ "penalizon" Ramën e Veliajn: 4 muaj para zgjedhjeve "jo" fushatë në media e rrjete sociale me projektet publike

KQZ "penalizon" Ramën e Veliajn: 4 muaj para zgjedhjeve

Veç ndalimit të vendimeve financiare për rritje pagash, apo transferime, marrje në punë apo heqje të punonjësve të administratës, një vendim i propozuar nga kryekomisioneri Ilirjan Celibashi u ndalon kryeministrit, ministrave apo kryebashkiakëve të bëjnë fushatë me çelësat e shtëpive të rindërtuara. Vendimi pritet të miratohet në mbledhjen e së enjtes pasdite të Komisonit Rregullator, ndërsa kufizimet e fushatës nisin që prej datës 25 dhjetor.

Pas Krishtlindjeve qeveria dhe drejtuesit e bashkive e kanë të ndaluar të promovojnë në media projektet dhe investime me interes apo shtrirje kombëtare.

Anëtarët e Komisionit rregullator diskutuan për më shumë se 4 orë një propozim të kryekomisionerit shtetëror të zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për të gjitha kufizimet e institucioneve publike 4 muaj para zgjedhjeve. Ai që solli me shumë debate ishte neni 3 i projektpropozimit ku sanksionohet një listë e gjatë aktivitetesh që janë të ndaluara të kryhen 4 muaj para fushatës së zgjedhjeve.

Calibashi: Janë vërejtur probleme që mund të konsiderohen si shpërdorim i fondeve shtetërore, prandaj kemi vendosur që përmes shtrëngimeve ligjore, të shmangen në zgjedhje praktikat e viteve të shkuara me sjelljen e institucioneve publike në fushatë me fondet publike dhe administratën publike.

Në këtë projekt, i cili do të vijojë të diskutohet në mbledhjen e së enjtes pasdite nuk lejohet promovimi i objekteve të rindërtuara ose në proces rindërtimi për shkak të fatkeqësive natyrore, 4 muaj para zgjedhjeve.

Ky vendim i mbyll derën qeverisë dhe drejtuesve të bashkive të prekura nga tërmeti të publikojnë në media rindërtimin e pallateve dhe banesave individuale, proces ky që nisi të përdorej si një moto e e fushatës së mazhorancës

Nën termin "veprimtari të ndaluara", renditen edhe shpërndarja e legalizimeve apo certifikatave të pronësisë në aktivitete publike.

Në këtë vendim që ende nuk ka marrë votën në tërësi të anëtarëve të komisionit rregullator ndalohet edhe  përdorimi i detyruar në fushatë zgjedhore i administratës shtetërore qendrore dhe vendore brenda orarit të punës për veprimtari dhe/ose aktivitete për qëllime zgjedhore. Marrja në punë, lirimi apo transferimi apo edhe shtesat, me përjashtim të

rasteve të përligjura për shkak të shkeljeve janë të ndaluara.

Periudha 4 mujore para zgjedhjeve të 25 prillit sipas këtij vendimi do të ndalojë edhe fushatën në rrjetet sociale të administratës publike. 

KQZ  vendosi të mërkurën që PS të propozojë dy anëtarë në çdo KZAZ, Partia Social Demokrate një anëtar, PD dy anëtarë dhe LSI një anëtar. Anëtari i shtatë do të propozohet në gjysmën e KZAZ-ve nga PS dhe në gjysmën tjetër nga PD.

Vendi Lajme Lajmi i fundit fushate veliaj rama zgjedhje Aktualitet kqz penalizim projekte publike

EMISIONET