Kryetari i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj është ndëshkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me argumentin se nuk ka raportuar aktivitetet që ka zhvilluar në këtë prag fushate.

Ka qenë Lëvizja Socialiste për Integrim që ka paraqitur denoncimet duke i konsideruar shkelje. Argumentet u kundërshtuan nga përfaqësuesi i socialistëve, Eridian Salianji.

Salianji: “Hedhja dhe postimi në facebook nuk quhet veprimtari publike. Buxheti për inspektimin e këtyre veprimtarive është përcaktuar para datës 30 dhjetor”

Për Komisionin e Zgjedhjeve Kryebashkiaku është përgjegjës për shkeljet.

Ilirjan Celibashi:“Gjobë në shumën 35 mijë lekë për mosraportim të aktiviteteve publike”

Një tjetër shkelje është promovimi i investimeve si sukses i PS-së.

Gjobë në shumën 40 mijë lekë”

Sipas kodit të ri zgjedhor Institucionet Vendore dhe Qendrore duhet të raportojnë paraprakisht për çdo aktivitet që do të kryejnë deri në 25 prill.

Po ashtu investimet që nuk ishin parashikuar para datës 25 dhjetor nuk mund të promovohen në media për propagandë.