Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra gjyqtarin Tritan Hamitaj

Hamitaj është gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Durrës.

Ai nuk ishte i pranishëm gjatë dhënies së vendimit.

Tritan Hamitaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë dy dekadave ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Lushnjes, atë të Durrësit dhe Gjykatën e Apelit në Durrës.

Hamitaj ka mbajtur edhe pozicionin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vitet 2010-2015.