Kostoja e lartë e arbitrazhit, qeveria me shpresë tek drejtësia private

Kostoja e lartë e arbitrazhit, qeveria me shpresë tek drejtësia

Pas humbjes së miliona eurove në arbitrazhin ndërkombëtar, qeveria shqiptare ka menduar një tjetër skenar për të frenuar subjekte tregtare që ti drejtohen këtij institucioni. Ekzekutivi synon të ngrejë me ligj Gjykatën e Arbitrazhit në vend. Me projektligjin e sjellë nga Ministria e Drejtesisë kërkon që mosmarrëveshjet tregtare t’i shqyrtojë në vend me një drejtësi private, për të frenuar subjektet që t’i drejtohen abitrazhit ndërkombëtar.

Pas dështimit të shtetit shqiptar me çështjen “Bechetti”, qeveria kërkon të frenojë “eksodin” e çështjeve tregtare drejt arbitrazhit ndërkombëtar. Ministria e Drejtësisë ka menduar që me ligj të krijojë Gjykatën e Arbitrazhit në vend  për të shqyrtuar mosmarrëveshjet tregtare me palëve dhe institucioneve.  Sipas nismës, e cila ndodhet në fazën e konsultimit publik synohet që me projektligjin “Për Arbritrazhin” t’u japë mundësi alternative palëve që për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mos u drejtohen vetëm gjykatave në vend por të ketë një institucion të posaçëm që do të merret me këto çështje të caktuara.

Gjithashtu, ekzekutivi kërkon të bindë grupet e interesit që me institucionin e arbitrazhit në Shqipëri do të krijohet një sistem më fleksibël dhe funksional më me pak shpenzime, si dhe mendohet se do të inkurajohen investimet ndërkombëtare të tregtisë. Por kjo mbetet ende enigmë pasi shpenzimet e këtij procesi do të duhet të rregullohen me akte normative. Por kleçka e këtij projektligji qëndron të apelimi i vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, gjë që nuk ndodh bazuar në modelin e ligjit për abritrazhin ndërkombëtar.

Gjykata e Apelit  mund të anulojë vendimet e arbitrazhit, nen ky që mund të humbë besimin e palëve për t’u nënshturar një procesi të drejtësisë private. Sapo të nisë sesioni parlamentar, qeveria do të depozitojë projektligjin në Kuvend për t’u nënshtruar edhe seancave dëgjimore dhe më pas të shkojë në Parlament për t’u miratuar. Pas humbjes me çështjen Bechetti, ky projektligj ka qënë një kërkesë e Edi Ramës, me arsyetimin shmangien e gjykimit ndërkombëtar, nga i cili qeveria e tij ka dalë e humbur.

Vendi Lajme Qeveria Aktualitet arbitrazhi drejtesia private

EMISIONET