Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekretuar largimin nga posti i ambasadores në SHBA Vlora Çitaku.

“Urdhërohet tërheqja e znj. Vlora Çitaku nga pozita e Ambasadores/Shefes së Misionit diplomatik të Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me seli në Uashington”, shkruhet në dekretin e presidentit Thaçi.

Çitaku do të vazhdojë të mbajë postin deri në emërimin e ambasadorit të ri të Kosovës në Washington.

Largimi i Çitakut ishte firmosur nga ish ministri i jashtëm Glauk Konjufca pas ardhjes në pushtet të Vetëvendosjes.

CV e Vlora Çitakut:

Vlora Çitaku më herët ishte ministre e Integrimit Europian, ish zëvendësministre e jashtme dhe ministre e jashtme në detyrë pas prishjes së koalicionit PDK dhe LDK. Çitaku ishte ministërja e dytë për Integrim Europian që nga themelimi i kësaj ministrie në Qeverinë e Kosovës në vitin 2009.

Para kësaj ajo shërbeu si ushtruese e detyrës së Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Zëvendësministre e Punëve te Jashtme, në një ministri të themeluar tek pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Znj. Çitaku ka ndihmuar edhe në themelimin e Ministrisë, në krijimin e korit të parë diplomatik të Kosovës dhe në përfaqësimin e Kosovës në baza bilaterale e multilaterale, siç është edhe Këshilli i Sigurimit i KB.

Çitaku po ashtu ka shërbyer si Anëtare e Parlamentit në dy legjislatura nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.[7] Ajo ka qenë e angazhuar në komisionet parlamentare për punë të jashtme dhe integrim europian. Ne zgjedhjet e fundit, Znj. Çitaku është zgjedhur si një nga kandidatet më të votuar në partine e saj.

Ajo po ashtu është anëtare e Kryesisë së partisë më të madhe politike në Kosove, në të cilën u anëtarësua që nga zanafilla e saj ne vitin 1999. Më herët ishte zëdhënëse e partisë, këshilltare për media si dhe zyrtare ndërlidhëse me bashkësinë ndërkombëtare.