Rënia e dukshme e numrit të të infektuarve me koronavirus në javët e fundit në Kosovë ka rritur shpresat se vendi mund ta administrojë më mirë një valë të re të infeksioni.


Kryeministri Avdullah Hoti paralajmëroi të martën gjatë një vizite në Qendrën e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, një riorganizim të tërësishëm të sistemit shëndetësor.
Investimet pritet të nisin në ditët në vazhdim dhe konsiderohen më të rëndësishmet në tri dekada.


Qeveria kosovare kërkon ndërgjegjësim më të lartë qytetar për të rreziqet e sëmundjes dhe pret së shpejti të fillojë vaksinimin ndaj virozave të stinës.
Në takimin me drejtorët e sektorët, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, apeloi për rritje të llogaridhënies në sistemin shëndetësor.
Ndërsa Valbon Krasniqi, drejtuesi i shërbimit spitalor dhe klinik i Kosovës, kërkoi që beteja e stafit shëndetësor me pandeminë të motivohet me paga dhe kushte më të mira pune.


Rastet e para me Covid-19 në Kosovë u shfaqën në muajin mars, dhe deri më tani, të infektuarit aktivë kanë arritur mbi 1,800, ndërsa më shumë se 610 janë jetët e humbura.