Qysh nga fillimi i pandemisë në Kosovë 154 punonjës të policë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ndërkohë, fatmirësisht 77 pret tyre tashmë janë shëruar, ndërsa mbeten raste aktive 76.

Nga ana tjetër, në radhët e policisë është shënuar edhe një i vdekur, i cili ka ndërrua jetë ditën e djeshme (16 korrik).

“Që nga paraqitja e pandemisë e deri më sot, 154 zyrtar policor kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, prej tyre janë shëruar 77 zyrtar policor, ende aktiv në trajtim janë 76 zyrtar policor, ndërsa fatkeqësisht zyrtari policor Ilir Gjokaj, i lindur në vitin 1981 në Gjakovë, mbrëmë në orët e vona (16.07.2020) ka ndërruar jetë.  Zyrtari policor i cili ka qenë duke shërbyer në Stacionin Policor në  Gjakovë, nga data 07.07.2020 është lajmëruar në pushim mjekësor për shkak të problemeve më bosht kurrizor, kurse nga data 11.07.2020 është hospitalizuar në repartin pulmologjik për shkak të problemeve me frymëmarrje.

Pas testeve të kryera, me datë 14.07.2020 kishte rezultuar pozitiv në Covid 19, ndërsa me datë 15.07.2020 është transferuar për trajtim mjekësor në Prishtinë. Policia e Kosovës përmes DRP Gjakovë, Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore në bashkëpunim me ekipet mjekësore janë përkujdesur në vazhdimësi për zyrtarin policor, dhe tani me rastin e humbjes së tij ju shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.