Një ngjarje ka tronditur kryeqytetin e Kosovës mbrëmjen e sotme (12 shtator).

Mediat kosovare kanë publikuar një video ku 3 policë dhunojnë një qytetar në sy të familjes së tij.

Gjithashtu sipas këtyre mediave, shkak është bërë mosmbajtja e maskës nga qytetari.

Nuk dihet ende në rrugë zyrtare se çfarë ka çuar në agravimin e situatës dhe përdorimin e forcës nga policia.

Nga pamjet shihet se qytetari i bën rezistencë oficerëve.