Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private në Kosovë, janë testuar gjithsej 1.903 mostra të marra nga ShSKUK ku prej të cilave 311 raste rezultojnë pozitive.

Dhjetë persona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 128 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.081 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.852.