Drejtori i Departamentit të parandalimit të Sëmundjeve Infektive në rajonin e Trentos në Itali Antonio Ferro, informon për një vatër infektimi nisur nga një shtetas kosovar i cili më datë 14 qershor është kthyer nga Kosova në Trento, i cili ka rezultuar pozitiv.

Ai nuk ka respektuar karantinimin për izolim shtëpiak për personat e mbërritur nga vende extra Shengen, dhe ka marrë pjesë në një festë të organizuar nga komuniteti i emigrantëve kosovarë në komunën Predazzo. Vatra e infektimit ka përfshirë 8 persona e 2 janë pjesëtarë të familjes së kosovarit. Shtetasi kosovar i është sinjalizuar autoriteteve gjyqësore.

Ndërsa në rajonin e Venetos rreziku i infektimit nga persona që mbërrijnë nga Balkani, vjen nga guvernatori i këtij rajoni Luca Zaia. Ai informon se një sipërmarrës italian nga Vicenza gjatë kthimit të tij nga Serbia ka rezultuar i infektuar nga Covid 19.

“Karantinimi është i përjashtuar vetëm për vendet e zonës Schengen e nuk me rezulton që Serbia është pjesë e këtij territori “, deklaron Zaia.

Ndërsa mediat italiane si Il Messaggero japin alarmin se pandemia po shpërthen në Ballkan e të kontrollosh kush vjen në Itali nga kjo zonë e shpesh me makinë është e komplikuar.