Presidenti Ilir Meta ndodhet në bashkëbisedimin javor me gazetarët ku u pyet për deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili tha se në Kosovë mund të ketë konflikt si në Nagorno Karabak, nëse përpjekjet për paqe dështojnë.

Pyetje: A mendoni se shteti shqiptar, qeveria por edhe ju duhet të mbani një qëndrim zyrtar ndaj kësaj deklarate.

Ilir Meta: Nëse Gjykata ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë përgjigjen prej kohësh çdo pretendimi të ngritur nga ata që  u ka ngelur ora para 20 vitesh.

Të gjithë duhet të mësohen të bashkëjetojnë me Kosovën si shtet i pavarur jo vetëm në Serbi e vende të tjera por edhe në Shqipëri për ata që nuk e kanë të qartë