Kosova regjistron 7 viktima dhe 71 raste të reja me Covid në 24 orë

Kosova regjistron 7 viktima dhe 71 raste të reja me Covid në 24

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), bën të ditur se në 24 orët e fundit janë regjistruar 7 viktima dhe 71 raste të reja me Covid-19.

Numri i rasteve të reja me COVID-19, vjen pas testimit të 612 mostrave.

Me të dhënat e fundit, numri i përgjithshëm i të vdekurve me koronavirus në Kosovë ka arritur në 596.

Gjatë 24 orë janë shëruar edhe 163 pacientë, duke e çuar në 11,435 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Që prej shfaqjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë, gjashtë muaj më parë (13 mars) e deri më 13 shtator, janë regjistruar 14,637 raste me COVID-19. Raste aktive vazhdojnë të jenë edhe 2,606.

Rajoni Lajme Kosovë koroanvirusi ne kosove

EMISIONET