Kosova në zgjedhje të parakohshme, ambasada e SHBA mesazh partive dhe institucioneve

Ambasada e SHBA në Prishtinë reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja parlamentare.


Sipas ambasadës, partitë politike dhe institucionet në Kosovë duhet të sigurojnë që qytetarët të zgjedhin përmes zgjedhjeve të lira dhe të drejta.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje të gjitha partive dhe institucioneve në Kosovë që të respektojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe të sigurojnë që qytetarët e Kosovës të zgjedhin përfaqësuesit e tyre përmes zgjedhjeve të lira, të drejta dhe paqësore”, shkruan ambasada amerikane në Prishtinë.

Kosova pritet të shkojë në zgjedhje brenda 40 ditëve, në një kohë që Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar votën e deputetit Etem Arifi si të pavlefshme.

LDK kishte krijuar qeverinë e re pas rrëzimit nga detyra të Albin Kurtit me një mocion mosbesimi. Pjesë e koalicionit qeveritar u bë edhe AAK dhe NISMA, por duke qenë ende e pamjaftueshme me shifrat në Kuvend.

Sakaq Lëvizja Vetëvendosje më 11 korrik 2020, ankimoi në Gjykatën Kushtetuese votën e deputetit Etem Arifi, ku sipas tyre nuk kishte pasur legjitimitet në momentin kur kishte votuar duke qenë se ishte i dënuar nga gjykata me vendim të prerë.

Më parë në lidhje me këtë ankimin, Gjykata Kushtetuese zhvilloi një seancë dëgjimore publike, duke mbledhur të gjithë pikëpamjet në lidhje me votën e deputetit Arifi.

Arifi është i dënuar me 1 vit e 3 muaj burg për mashtrim.

/a.r,OraNews

Rajoni Lajme Kosovë kosova ambasada amerikane zgjdhje

EMISIONET